Flash News

KRYESORE

I përmendi vajzën, Basha nxehet me Ballën: Do të fusja një grusht...

I përmendi vajzën, Basha nxehet me Ballën: Do të fusja

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi në foltore se kompania ‘Victoria Invest’ është kumbara e vajzës së Lulzim Bashës, kryetar i opozitës, si dhe pronarja e makinës që ai përdor. Kjo deklaratë e Ballës shkaktoi irritim te Basha dhe te deputetët e opozitës.

Basha mori fjalën menjëherë për të replikuar me Ballën. “Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bërë këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis. Të prekësh mutin bëhesh vetë pis”, deklaroi Basha në Kuvend.

Në fund të replikës, Basha mohoi se makina e tij është në pronësi të ‘Victoria Invest’, duke përmendur një tjetër kompani automjetesh.

‘AA111EN’, Balla shkon me dosje në Kuvend: Makina e Bashës në pronësi të ‘Victoria Invest’; është kumbara e vajzës së tij

Basha sfidon mazhorancën: Votoni vettingun në politikë, hartojeni vetë ligjin dhe ne do ta miratojmë

Të fundit