Flash News

KRYESORE

I përplasin kokën në trotuar, humb jetën i riu shqiptar në Itali

I përplasin kokën në trotuar, humb jetën i riu shqiptar

Një sherr mes shqiptarëve ka rezultuar fatale për njërin prej tyre.

Si pasojë e përplasjes së kokës në trotuar, 32-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë disa orë pas sherrit në spital.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Chiari, në krahinën e Breshias në Itali. Sipas mjekëve për mediat italiane, i riu humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në kokë, si pasojë e përleshjes së dhunshme.

Policia ka mundur të arrestojë autorin tjetër të përfshirë në sherr, një 26-vjeçar shqiptar. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit, por dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Të fundit