Flash News

KRYESORE

I përuroi Gjiknuri dy ditë më parë, deputetja demokrate ngre dyshime: Janë zyra partie apo shteti?

I përuroi Gjiknuri dy ditë më parë, deputetja demokrate ngre

Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj teksa ka publikuar fotot të zyrave të Hipotekave në Himarë, të inaguruara nga ministri Damian Gjiknuri, ku shihen logot e Rilindjes,  ngre dyshime në lidhje me funksionin e tyre.

“Janë zyra partie apo shteti? Me paratë e Rilindjes janë hapur, apo taksat e shqiptarëve?”, shprehet ndër të tjera Meçorapaj, e cila shton më tej që dyshon se po hipotekohet propaganda dhe nuk po zgjidhen hallet e njerëzve.

Reagimi i Nada Meçorapajt:

Dy ditë më parë ministri Gjiknuri përuroi Zyrat e reja të Hipotekës (Sarandë e Vlorë) në Himarë. Nëse sheh pas shpinës së punonjësve dallon logon e Rilindjes “Për Shqipërinë që duam”.

Janë zyra partie apo shteti? Me paratë e Rilindjes janë hapur, apo taksat e shqiptarëve? Janë zyra elektorale ku hipotekohet propaganda apo zgjidhen hallet e pronave?

Kaq shume pyetje mund të bëhen për këtë revansh të arrogancës dhe injorancës.

Të fundit