Flash News

KRYESORE

I plagosuri në protestë akuzon nga spitali: Më qëlloi policia me plumb

I plagosuri në protestë akuzon nga spitali: Më qëlloi

Protestuesi i cili u plagos në këmbë në protestën e sotme deklaroi nga spitali se ai u qëllua me plumb nga policia.

Ai u godit në këmbën e majtë dhe u gjakos përpara parlamentit, e më pas humbi ndjenjat.

Qytetarët e tjerë i dhanë ndihmën e parë dhe e dërguan në spital të riun.

Për gazetarët në spital, shtetasi me inicialet E.P, i moshës 29 vjeçare ai tha se e qëlloi policia me plumb.

Ai nuk ka dëmtime në kockë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit