Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
I prishën objektin, kreu i PD-së Velipojë akuza IKMT-së: Ndërhyrje selektive dhe e paligjshme për arsye politike
Është shoqëruar me debate dhe konfrontime aksioni i sotëm i IKMT-së për prishjen e disa objekteve në zonën e plazhit në Velipojë. Pronarët e objekteve janë përplasur me policinë, e cila ishte prezente gjatë aksionit. Mësohet se, një ndër ndërtimet e prishura në rërën e plazhit nga IKMT është e ish-kryetarit të komunës dhe njëherazi kreut të degës së PD në Velipojë, Nikoll Marku.
Nga konfrontimet e sotme, nuk ka patur të shoqëruar në polici, ndërkaq bëhet me dije se gjatë përplasjeve është përdorur edhe gaz lotsjellës në ajër. Po ashtu, sikurse e shihni edhe në pamjet e mëposhtme, një grua ka humbur ndjenjat gjatë aksionit të policisë për largimin e banorëve nga objektet.
Vetë Nikoll Marku ka qenë pjesë e protestës. Në një prononcim të tij, ai e ka cilësuar aksionin e sotëm të IKMT-së dhe policisë si “ndërhyrje selektive e bërë në mënyrë të paligjshme për arsye politike”.
Më herët, Voltana Ademi ka deklaruar se ky aksion është i paligjshëm dhe do bëjë padi. Ademi ka kërkuar që të kalojë dhe ky sezon veror dhe më pas të prishen ndërtimet që mund të jenë pa leje duke marrë parasysh dhe krizën në turizëm. Ndërkaq, Pronarët pretendojnë se janë në procese ligjore për legalizimin e tyre.