Flash News

KRYESORE

I proceduar nga policia, studenti i Mjekësisë: Di pesë gjuhë të huaja; S’kam hedhur në tokë asnjë letër çamçakëzi

I proceduar nga policia, studenti i Mjekësisë: Di pesë gjuhë

Reagon një nga studentët e proceduar penalisht nga policia për tubim të paligjshëm. Henri Feri në një prononcim për ‘News 24’, studenti hedh poshtë për atë çka është akuzuar nga policia dhe thekson se nuk ka goditur ministrinë e Arsimit me sende të forta.

“Unë s’kam hedhur në tokë një letër çamçakëzi e jo më sende të forta ministrinë e Arsimit. Jo se dua të mbivlerësoj veten, por unë di të flas pesë gjuhë të huaj, lexoj jo vetëm literaturë shqiptare, por edhe të huaj për mjekësi.

Hedh poshtë pretendimet se jam organizator, thjeshtë kam ndarë disa mendime si të gjithë studentët e tjerë në protestë këto ditë. Nuk jam dhunues i hapësirave publike. Unë jam i pastër, vetëm kam vetëm Zotin lart që më gjykon”, shprehet studenti.

Të fundit