Flash News

KRYESORE

I publikohen fotot me minorenen, nënkryetari i komunës serbe rrezikon burgun

Teksa në Shqipëri u bë publik rasti i rëndë i abuzimit të shtatë të rinjve me një 13-vjeçare, në Kosovë abuzimi i mësuesit dhe policit me një të mitur; në Serbi ka shpërthyer skandali i ngacmimit seksual të nënkryetarit të komunës me një të minorene.

Nënkryetari i Komunës së Boro-s në Serbi, Branko Peric rrezikon tre vite burg pasi autoritetet serbe kanë ngritur një padi ndaj tij nën dyshimet për ngacmime seksuale të rënda.

Për rastin pati reagim kur në rrjetet sociale në ‘Facebook’, ishin publikuar disa fotografi ku shihej se si zyrtari i kësaj komune puthej dhe përqafohej me një të mitur 15 vjeçare, shkruan ‘Novosti’.

Nënkryetari i kësaj komune është 60-vjeç, dhe për këtë rast ka dhënë edhe dëshminë e tij para Prokurorisë në Serbi. Ai ka thënë se ato fotografi janë realizuar me dëshirë dhe pa forcë.

Të fundit