Flash News

KRYESORE

I publikoi foton me Ben Blushi, pronari i televizionit i përgjigjet Endri Fugës: I kërkoj falje nëse është shpifje

Endri Fuga, drejtori i komunikimit në kryeministri, duket se nuk e ka pritur mirë lajmin e shpërndarë në media, lidhur me një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, në një nga restorantet e Tiranës.

Lajmi u publikua fillimisht nga Faxweb, i cili publikoi një foto të Blushit në një drekë me Ben Blushin.

https://www.faxweb.al/foto-ben-blushi-shton-takimet-me-krahun-e-djathte-te-edi-rames-plan-per-tu-rikthyer-apo-interesa-mediatike/

Fuga nuk e ka mohuar këtë fakt, por e konsideron shpifje, ndaj ka reaguar ndaj portaleve dhe ka kërkuar nga Departamenti Antishpifje formulimin e padive civile përkatëse.

“I keqardhur për shpifjet e disa portaleve lidhur me një nga dhjetëra takimet e mia te ditës së punës, kërkova nga Departamenti Antishpifje formulimin e padive civile përkatëse. Me leket e fituara do propozoj realizimin e një Abetareje Speciale për humbësit e gjyqeve për shpifje”, shkruan Fuga në twitter.

Pronari i televizionit dhe portalit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu i është përgjigjur këshilltarit të Ramës dhe siguron të gjithë lexuesit  se lajmi është i vërtetë.

“Fuga thotë se është shpifje? Po ju frendsa çfarë mendoni? Po qe shpifje t’i kërkoj falje mëkëmbësit të Padishaut...”, shkruan Hysenbelliu në rrjetet sociale.

Të fundit