Flash News

KRYESORE

I publikon foton me Ardian Çapjan, Artan Hoxha "këshillë" modeste Ramës: S'e mos e ha si “dëm anësor”

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas atentatit të sotëm të ndodhur ndaj Ardian Çapjas. Teksa publikon një foto të Ramës të shoqëruar nga Çapja, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Elbasanit, Hoxha ka një këshillë “miqësore” për kryeministrin, duke iu lutur të bëjë kujdes nga “biznesmenët e shërbimit social” pasi “mund ta hajë ndonjë dëm anësor”.

 “Udheheqes, kur te sugjerojme, mos shko vend e pa vend, mos tako gjithkend qe te fton, nuk kemi hallin e atyre, “biznesmeneve te sherbimit social”, se ata kane 20 vite qe i dalin zot vetes. Kemi hallin tend, se e ha si “dem anesor”, dhe na le kombin mes 4 rrugeve!!!”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Ardian Çapjas, iu bë atentat para banesës me sniper. Një plumb, e preku Çapjan në shpatull, ndërsa tani ndodhet në spital në gjendje kritike. Theksojmë se, Çapja i ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëhershme, në gusht dhe dhjetor të vitit 2017.

Të fundit