Flash News

KRYESORE

I publikuan foton me Emiljano Nuhun, flet Dritan Zagani: E vodhi spiuni i Artan Hoxhës; është drejtor i “Rilindjes”

I publikuan foton me Emiljano Nuhun, flet Dritan Zagani: E vodhi spiuni i Artan

Ish-shefi i antidrogës që ka fituar azil në Zvicër, Dritan Zagani ka folur në emisionin ‘360 gradë’ për foton e tij dhe të nënkomisarit Emiljano Nuhu që u publikua pak ditë më parë nga gazetari Artan Hoxha. Zagani dhe Nuhu ishin fotografuar në Zvicër, pasi nënkomisari bëri publik skandalin ku është përfshirë Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Zagani akuzoi drejtorin e ujësjellësit të Lushnjes si personin që ka hyrë në celularin e kunatës së Emiljano Nuhut dhe ka vjedhur foton. Ai tha se ky person “është spiun i Tan Hoxhës”.

“Është vjedhur nga celulari i motrës së gruas së Emiljano Nuhut. Është vjedhur nga një drejtor i “Rilindjes” që është drejtor i ujësjellësit në Lushnje, një spiun i Tan (Artan) Hoxhës. Dhe Tan Hoxha si një kryeservil që është e ka publikuar duke e dëmtuar atë djalë, jo mua. Unë nuk jam fshehur asnjëherë, i kam thënë Tan Hoxhës edhe ku e kam shtëpinë, edhe hajde në shtëpi. Këta janë të paudhë, nuk janë gazetar”, deklaroi Dritan Zagani.

“Xhisiela Malokun kanë dashur ta vrasin pas publikimit të skandalit”

Të fundit