Flash News

KRYESORE

I qëlluan me armë në murin e banesës, flet drejtori i Bashkisë së Selenicës: Jam i shokuar

I qëlluan me armë në murin e banesës, flet drejtori i

Flet për mediat Xhuljo Mara, pas ngjarjes së natës së mbrëmshme, ku në drejtim të shtëpisë së tij u qëllua me armë zjarri.

Nga të shtënat, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Xhuljo Mara, 26-vjeçari që mban postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës thotë se nuk ka konflikte të hapura me askënd dhe nuk di se kujt t'i drejtojë gishtin për këtë ngjarje.

“Nuk kam konflikte me njeri dhe as borxhe, jam i shokuar”, shprehet zyrtari i bashkisë Selenicë.

Të shtënat u shënuan rreth orës 01:00 pas mesnatës, ku u qëllua me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së tij.

Të fundit