Flash News

KRYESORE

I qeshur dhe duke u përshëndetur me të afërmit, publikohen pamje nga vetëdorëzimi i Balilit

Janë publikuar disa pamje që tregojnë Klement Balilin pak përpara se të vetëdorëzohej te autoritetet. Është gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, që ka publikuar video dhe foto që tregojnë se si Balili është dorëzuar me vullnetin e tij te uniformat blu.

Ajo që bën përshypje nga video është qetësia dhe siguria që Klement Balili ndjen për t’u takuar me të gjithë të afërmit dhe miqtë në fshatin Stijar, në jug të vendit. Ndonëse ishte i shumëkërkuar, video tregon se Balili nuk e ka ndjerë aq shumë persionin e policisë, siç pretendoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas informacioneve, Klement Balili raportohet se qëndronte prej gjashtë muajsh në Stijar, fshatin e tij të lindjes.

Flet Ardi Veliu: Klement Balili kishte disa kushte për vetëdorëzimin

4 akuzat që rëndojnë mbi Klement Balilin dhe pasuria e madhe që i është sekuestruar

Të fundit