Flash News

KRYESORE

I qeshur dhe me dorë në zemër, si e priti Ruçi ambasadoren e SHBA; Kuvendi zbardh takimin në kryesi

I qeshur dhe me dorë në zemër, si e priti Ruçi ambasadoren

Zyra e shtypit pranë Kryesisë së Kuvendit ka zbardhur takimin e mbajtur sot mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa në fokus të diskutimit kanë patur ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”, sqaron zyra e Kuvendit, ndërsa bie në sy fotoja e përzgjedhur nga takimi, ku Ruçi shfaqet i qeshur dhe me dorën në zemër gjatë momentit të pritjes së Kim.

Të fundit