Flash News

KRYESORE

I qeshur dhe mes përqafimesh, momenti kur Henri Çili del nga qelia në Përmet

Botuesi Henri Çili ka lënë dje qelinë në komisariatin e Përmetin ku u ndalua nga policia me urdhër të Prokurorisë për një sërë akuzash, në sajë në operacionit “Mezhgorani”.

Gjykata e Përmetit vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për Çilin, si dhe për 10 të arrestuar të tjerë, ndërsa për drejtorin e UET u mor masa “arrest shtëpie”.

Siç duket edhe nga këto imazhe, botuesi i njohur del i qeshur nga komisariati i Përmetit, ku e prisnin familjarët mes përqafimesh.

Seanca e djeshme zgjati rreth 7 orë.

Botuesi Henri Çili deklaroi në seanca se çështja ndaj tij është ndërtuar mbi mungesë kompetence juridiksioni dhe asnjë prej akuzave nuk qëndron pasi Henri Çili është pronar i një studioje ligjore.

Sipas tij studioja ligjore ia legjitimon ndërmjetësimin dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së tij.

Të fundit