Flash News

KRYESORE

I quajti artistët trushpëlarë, Albërije Hadërgjonaj i kthehet Spiropalit: Po ik moj injorante

Albërie Hadërgjonaj ka reaguar ashpër lidhur me reagimin e Elis Spiropalit për Teatrin Kombëtar, ku i quajti artistët që ishin kundër shembjes trushpëlarë. Në një postim në Instastory, Albëria ka quajtur Spiropalin injorante dhe i ka kërkuar të shkojë të ruajë fëmijët se për atë punë është. “Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistët që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajtë e tu, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han m… për artistat", ka shkruar Alëbërija. Elisa Spiropali u shpreh pro prishjes së Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re dhe të fortë.

“Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur Teatër moj zonjë (i drejtohet Rudina Hajdarit), kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japin në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë. Unë dua që ju dhe të gjithë të mbijetoni dhe të keni sukses të madh në politikë. Për këtë nuk e fajin maxhoranca, e kanë fajin ata që ju nxorrën këtu. Gjejeni aty problemin”, është shprehur Spiropali.

Të fundit