Flash News

KRYESORE

I quajti 'qen të kuq' tifozët e Partizanit, ja reagimi i priftit korçar

Prifti korçar At Vangjel Terezi shpërtheu me fyerje ditën e djeshme nëpërmjet një statusi në “Facebook” duke i quajtur tifozët e Partizanit qenë të kuq. Pas publikimit të lajmit nga “Panorama Sport” i menjëhershëm ka qënë reagimi i Terezit, i cili nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e gazetës ka kërkuar ndjesë për atë shpërthime të pazakontë.

Ja mesazhi i At Vangjel Terezit drejtuar gazetës “Panorama Sport”:

Me anen e ketij emaili , drejtuar gazetes “Panorama sport” deshiroj t’u shpreh publikisht keqardhjen time per fyerjen e paqellimte ne facebook , kundrejt skuadres se Partizanit . Ju siguroj, se ky koment, ka qene nje “shperthim” i pazakonte imi, si nje tifoz i skuadres se Skenderbeut. Jam i bindur se futbolli eshte sporti qe na bashkon. Duke qene se kauza ime eshte paqja, me perulesi , udrejtohem atyre qe i kam lenduar qe ta pranojne ndjesen. Sinqerisht, at Vangjel Terezi/Panorama Sport

Të fundit