Flash News

KRYESORE

I quajti rrugaçë protestuesit, por gazetarja i nxjerr në studio Ballës foton teksa dhunon policinë

I quajti rrugaçë protestuesit, por gazetarja i nxjerr në studio

Deputeti socialist Taulant Balla, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, dënoi “dhunën” e protestuesve të cilët i konsideroi “rrugaçë”.

Mirëpo gazetarja Nisida Tufa i nxorri një foto të Ballës duke dhunuar policinë. Balla justifikoi sjelljen e tij, duke u shprehur se policia ishte në shkelje pasi nuk lejoi deputetët të ndjekin nga afër mbledhjet e KQZ.

“Ligji për statusin e deputeti lejon deputetin për të hyrë në çdo institucion”, tha Balla.

Më tej deputeti socialist u shpreh se policia po kryen verifikimet për personat që kanë ushtruar dhunë sot përpara kryeministrisë dhe se ndaj tyre do merren masa.

Të fundit