Flash News

KRYESORE

I quajti shqiptarët ‘njerëz të ardhur nga mali’, si i përgjigjet gazetari shqiptar kryeministres serbe (Video)

Një gazetar shqiptar nga Maqedonia i ka bërë një ‘suprizë’ kryeministres serbe Ana Bernabiq.

Takimi mes saj dhe gazetarit shqiptar ka ndodhur gjatë inagurimit të një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku kryeministrja serbe ishte e pranishme.

Gazetari Furkan Saliu E ka pyetur Bernabiq se përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që mbante të veshur një fanellë me portretet e disa prej figurave më të njohura shqiptare në nivel botëror dhe poshtë tyre shkruhej, “Të sapo dalë nga mali”.

Fotoja dhe mbishkrimi në këtë fanellë ishin një përgjigje për deklaratën e kryeministres serbe të bërë disa kohë më parë, ku ajo thoshte se “shqiptarët janë njerëz të ardhur nga mali”.

Linku ku mund te shihni videon:

https://video.gjirafa.com/10000000-347327979550669-6393071168169368349-n-mp4

Të fundit