Flash News

KRYESORE

I quajti si njerëz barbarë, vajza e ish-deputetit të PS i kujton Ramës: Kukësi u nominua për çmimin Nobel në vitin 2000

I quajti si njerëz barbarë, vajza e ish-deputetit të PS i kujton

“Protestuesit barbarë…”, cilësimi që iu bëri kryeministri Rama banorëve që protestuan te Rruga e Kombit kundër vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve vijon të ngjallë reagime të ndryshme.

Këtë herë ka folur Anika Dokle, vajza e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle. Në një status në Facebook, ajo i kujton Ramës se qyteti i Kukësit ka qenë pretëndent për të fituar çmimin Nobel për paqe në vitin 2000 për strehimin e shqiptarëve të Kosovës.

“Kukësi është nominuar për çmimin Nobel për PAQE në vitin 2000, për strehimin e 450 000 refugjatëve kosovarë, në kohën e luftës në Kosovë. Kjo ishte hera e parë që një qytet nominohet për këtë çmim. Barbarë hesapi!”, ka shkruar Dokle, e cila njihet për qëndrimet e saj kundër mazhorancës.

Të fundit