Flash News

KRYESORE

I quajti talebanë, banorët e ‘Unazës së Re’ përgjigje kryebashkiakut Veliaj

I quajti talebanë, banorët e ‘Unazës së Re’

Banorët e ‘Unazës së Re’ i janë përgjigur fyerjeve të kryebashkiakut Veliaj, i cili i quajti si talebanë që kërkojnë ta kthejnë Tiranën në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ata citojnë një shprehje të shkrimtarit Faik Konica, duke nënkuptuar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit”, shkruhet në faqen "Mbeshtetje banoreve te 'Unazes se Re".

Banorët edhe kërkojnë dëmshpërblim 100% të vlerës së banesave të tyre, ndërsa në shenjë simbolike po protestojnë me jelekë portokalli, të motivuar nga tubimet e qytetarëve francez.

Të fundit