Flash News

KRYESORE

I regjistroi fshehurazi, Skylar Grey i jep fansave pak nga kënga që do rikthejë Rihanna-n në muzikë

I regjistroi fshehurazi, Skylar Grey i jep fansave pak nga kënga që do
Prej disa vitesh tashmë, Rihanna është larg muzikës. jo iu përkushtua tërësisht industrisë së biznesit që mban logon e saj "Fenty" duke lënë kështu mënjanë projektet muzikore. Mirëpo , fansat kanë qenë gjithmonë në pritje të rikthimit të saj dhe tashmë nuk është më i fshehtë lajmi që ajo do rikthehet sërish në muzikë, megjithëse nuk ka ende detaje. Por Skylar Grey ka vendosur t`i dhurojë diçka fansave nga albumi i papublikuar i Rihanna-s, "R9". Ajo ka publikuar një fragment nga një prej këngëve të albumit, të cilën e ka regjistruar fshehurazi kur po e punonin me Diplon, pasi ai dhe Rihanna nuk ia dërguan kurrë kopjen origjinale. “Unë nuk kam asnjë kopje të vërtetë të këngës sepse ata kurrë nuk ma dërguan mua, por për fat të mirë unë e regjistrova në telefonin tim, ndërsa ishim duke punuar .. Unë isha duke punuar me Diplo-n për një këngë për Rihanna-n. E shkrova këtë me një djalë të quajtur Hymn”. Kjo këngë ishte për një lloj kohë reggae, dhe nuk e dimë nëse ka ende këtë plan për ta publikuar.

Të fundit