Flash News

KRYESORE

I riu nga Fieri niset me urgjencë drejt Tiranës, u dhunua barbarisht për motive të dobëta

I riu nga Fieri niset me urgjencë drejt Tiranës, u dhunua barbarisht

Shtetasi Emiljano Ereqi, 20 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” në Fier u arrestua nga Policia pasi dje, gjatë natës, në lagjen “Liri”, Fier, në vendin e quajtur “Sharra”, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin E.E, 23 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Shtetasi E.E pasi ka marë mjekim në sallën e reanimacionit në Spitalin Rajonal Fier, është dërguar për ndërhyrje më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Të fundit