Flash News

KRYESORE

I riu që shpëtoi dy vajza që nëna donte ti mbyste në lumë: Kam zanat por Bashkia dhe Zyra e Punës më sorollatin

I riu që shpëtoi dy vajza që nëna donte ti mbyste në

Ardimir Murataj është i riu i cili shpëtoi shmangu një tragjedi duke shpëtuar dy vajzat e vogla të cilat nëna e saj tentoi të mbysë në lumin Seman.

I riu ka treguar se ai ndodhej aty për të peshkuar kur ka parë nënën e cila po tentonte të mbysë dy vajzat e saj. Ai rrëfeu se ka hyrë në lumë duke ja hequr nga duart dy vajzat e vogla nënës.

Ardmiri thotë se vetë është i papunë edhe pse ka një zanat si elektricist. Ai tregon se ka shkuar në zyrat e punës dhe në bashki për të kërkuar punë dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Unë vij thjesht për të peshkuar, kaloj kohën ngaqë jam i papunë thash të vij të kaloj 2-3 orë këtu të heq dhe stresin, edhe të rrimë tërë ditën në kafe si kemi mundësitë.

Kush e di sa kam vajtur tek Zyra e Punësimit, nuk ka njoftuar njeri. edhe në bashki kam vajtur, prapë... unë punoj elektricist. Po bëj afërsisht 15 vjet dhe shkollë dhe punoj. S’kam pasur mundësi familjare që të vazhdoj dhe shkollën e lartë, punoja njëkohësisht, vija dhe në shkollë që të shlyeja shkollën, mbaja dhe familjen për të ngrënë se dhe babain dhe mamanë i kam pa punë”, u shpreh Ardmir Murataj.

 

Të fundit