Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
I riu rrëfen vuajtjet në QSUT: Mjekët zhvatin qytetarët për serumet dhe ilaçe
Prej disa kohësh, medikamenti “Human Albuminë”, mungon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke i detyruar pacientët ta blejnë në farmaci, pavarësisht çmimit të lartë.
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare i riu me inicialet A. J (dëshiron të ruajë anonimatin për shkak se i ati ende ndodhet në spital) tregon se babai i tij prej 20 ditësh është i shtruar në QSUT e vuan nga cirroza hepatike.
Gjithashtu, 25 vjeçari shton se i është dashur që të sigurojë vetë medikamentin Human Albuminë, pasi QSUT-ja ia ka dhënë të atit vetëm për tri ditë, e më tej tregon i indinjuar sesi infermierja i mori paratë kundrejt premtimit që do i jepte ilaçin.
Sipas tij, pavarësisht se i dha lekët, punonjësja e QSUT-së sërish nuk ia siguroi Human Albuminë. Ky ilaç i përdorur, si zëvendësues plazme kur i sëmuri ka humbje proteinash, në farmaci kushton rreth 50 mijë lekë të vjetra, çmim i papërballueshëm për një pjesë të mirë të pacientëve. Ndërkaq, vetë burime konfidenciale nga QSUT pohojnë për “Gazetën Shqiptare” se human albuminë mungon, e madje ka raste që edhe serumet duhet të blihen nga vetë të sëmurët pasi spitali nuk ka gjendje.
Prej sa ditësh është i shtruar në spital babai juaj?
Im atë prej 20 ditësh është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai vuan nga cirroza hepatike e me këtë sëmundje, mjekët na kanë thënë që duhet ta marrë përditë medikamentin “Human Albuminë”.
A iu është ofruar ky medikament nga spitali?
Jo! Në 16 ditë, vetëm 3 herë e ka ofruar spitali, ndërsa 2 ditë babi nuk e ka marrë fare ilaçin. Ndërkohë, ne jemi detyruar të blejmë vetë këtë medikament, me rreth 50 mijë lekë të vjetra vetëm një kuti. Për vetëm katër ditë kemi harxhuar rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Sa janë mundësitë tuaja ekonomike për të përballuar blerjen e këtij medikamenti?
Kemi arritur t’ia sigurojmë, pasi jeta e njeriut vjen mbi të gjitha. Por ky problem nuk prek vetëm babain tim, por shumë të tjerë. Ne jemi mësuar dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, por jam tepër i indinjuar nga situata. Ky është një ilaç shumë i shtrenjtë që vetëm një përqindje shumë e vogël e familjeve shqiptare mund ta përballojnë blerjen e tij. Këtë herë e pashë situatën me sytë e mi dhe është një abuzim, duhet të shembim fasadën e shëndetësisë “falas”.
Si ishte shërbimi i ofruar nga stafi mjekësor i QSUT-së?
Në urgjencën e QSUT-së, kur e çuam fillimisht shërbimi ishte skandal, kishte mjekë që flinin gjumë, të tjerë që nuk të preknin me dorë. Këtë herë e kemi çuar në spital gjatë ndërrimit të turneve të mëngjesit, sepse gjendja shëndetësore e babait u përkeqësua, dhe shkuam të traumatizuar. Na u desh të prisnim shumë, por vetëm me sherr e të bërtitura ia arrita që ta merrnin nën kontroll babin. Në këtë shtet, po nuk pate lekë, vdes!
A ka pasur ndonjë rast ku iu është dashur t’u jepni para mjekëve për të marrë shërbimin?
Shikoja shumë njerëz që nuk reagonin, pavarësisht se e vërteta është e dukshme e madje iu thosha që të flisnin, të çonin zërin për të drejtën e tyre. Por në rastin që nuk e lufton dot sistemin, do detyrohesh ta korruptosh, jepi ndonjë lekë dhe të ndihmojnë.
A kërkuat një shpjegim nga përgjegjësit e QSUT-së në lidhje me mungesën e medikamentit “Human Albumine”?
Kemi dëgjuar që ilaçet vijnë te depot e spitalit, por që edhe mund të shiten ndoshta, sidomos këto që janë të shtrenjta. Ne i dhamë lekë një punonjësi nga personeli i QSUT-së, që na tha se do të na i siguronte ilaçin dhe sërish nuk e solli. Kjo më bëri të indinjohesha shumë dhe që mos paguaja 50 mijë lekë duke e blerë në farmaci ilaçin, po korruptoja një infermiere. Dhe i thamë që do dërgojmë faturat në Ministrinë e Shëndetësisë, çka e frikësoi edhe më shumë infermieren.
Cila është thirrja juaj ndaj shtetit shqiptar?
Nuk besoj të zgjidhet gjë, por thjesht dua të bëj me dije se ilaçet mungojnë, kushdo që përplaset aty haset me këtë fakt, nuk janë mungesë veç për babain tim. Duhet të reagojmë ndaj abuzimeve të tilla që ndodhin në shëndetësi, pasi na prek të gjithëve.
“Ka raste kur serumet blihen nga pacientët
Punonjësi i QSUT-së: Mungojnë medikamentet
Ndërkaq, burime konfidenciale nga personeli i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pohojnë se medikamenti Human Albumine mungon në këtë spital. “Po! Human Albumine mungon, dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Pacientët detyrohen t’i blejnë vetë, sepse nuk ka gjendje. Madje edhe serumet mungojnë, sidomos të shtunën dhe të dielën. Ose i themi pacientëve ka ndryshuar terapia, ose shkojnë i blejnë vetë”,-tregon për “GSH”, një nga punonjësit e stafit të QSUT-së.Gazeta Shqiptare
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38