Flash News

KRYESORE

“I rreshtuar majtas”. Karikatura e Kapexhiut që ‘provokoi’ Mustafa Nanon

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ishte i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ te gazetarit Mustafa Nano. Në diskutime e sipër, Nano i shfaqi edhe një karikaturë, publikuar nga Kapexhiu në Maj të 2017-ës, që e shfaqte analistin në mbrojtje të mazhorancës.

“Të rreshtohesh është normale, sepse i rreshtuar je edhe ti. Njeriu ka emocione”, argumentoi Nano. “Unë jam i rreshtuar, me karikaturen time dhe e unë besoj atë që bej. Të ndjek me vemendje ne alanlizat e tua, por shpesh herë nuk jam dakord”, iu përgjigj Kapexhiu.

 Karikatura me titullNgërçi, opiumi i intelektualëve…”, i referohej periudhës kur Partia Demokratike ishte në çadër dhe refuzonte të bëhej pjesë e zgjedhjeve të përgjithshmë të vitit 2017.

“Çadra’ dhe ngërçi politik i tri muajve të fundit ka nxitur një ‘luftë’ mes intelektualëve, analistëve dhe figurave publike: pozicionime të forta, pro e kundër ‘çadrës’ dhe bojkotit të zgjedhjeve nga Basha apo mbështetjes së ciklit reformist të kryeministrit Rama dhe aplikimit të Reformës në Drejtësi. Një debat dhe pozicionime radikale dhe shpesh personale në 3 muajt e ngërçit politik”, ishte përshkrimi i Kapexhiut.

Të fundit