Flash News

KRYESORE

I rrezikohet jeta nga gjakmarrja, i riu shqiptar kërkon azil në Korenë e Jugut

Orion Delaj është i riu shqiptar, i cili ka kërkuar azil në shtetin aziatik të Koresë së Jugut, pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta nga gjakmarrja.

Historia e tij është trajtuar edhe nga mediat e Koresë. 26-vjeçari ka parë Korenë si një vend që do t’i përmbush kërkesat e tij.

Shqiptari jeton në Seul ku merr mësime në gjuhën koreane si një  mundësi për t’u integruar sa më shpejt në shoqërinë aziatike. Banesa e tij është shumë e vogël pasi për post krevatit dhe tavolinës nuk mund të shtojë asgjë tjetër, përcjell “Korea Times”

Nuk mund të bëj asgjë këto ditë. I kaloj i vetëm, duke bërë xhiro dhe përpiqem të njoh njerëz të rinj”, tha ai.

Shqiptari qëndron me shpresë se do të marrë një përgjigje pozitive nga autoritete koreane, pasi deri në këto momente i ka munguar një gjë e tillë.

“Deri tani kam takuar njerëz të këqij me premtime false dhe mashtrime, të cilët më kërkojnë para për të më nxjerrë vizë. Nuk i jap askujt para”, është shprehur ai për mediat koreane.

Familja e tij prej 10 vitesh ndodhet në hasmëri dhe në konflikt. Për këtë arsye, i riu të cilit i rrezikohet jeta ka kërkuar azil në një vend të largët, me shpresën se do të marrë ndihmën dhe sigurinë që i duhet.

Të fundit