Flash News

KRYESORE

I rrëzoi planin për vettingun në polici, si reagoi Xhafaj në Kuvend gjatë fjalës së ministrit Lleshaj

I rrëzoi planin për vettingun në polici, si reagoi Xhafaj në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshajt i ka propozuar sot Kuvendit që të ndryshojë ligjin e miratuar në 2018-ën për procesin e vetting-ut në Policinë e Shtetit. Plani i ish-ministrit Fatmir Xhafaj për rivlerësimin e punonjësve të policisë është rrëzuar nga pasardhësi i tij në detyrë, pasi sipas ministrit nevojiten 3 milionë dollarë, ndërkohë që afati për mbylljen e procesit në mars të vitit të ardhshëm është i paarritshëm.

“Problemet kryesore që lidhen me këtë model në fuqi janë koha, kosto dhe krijimin e një gjendje provizore në motivimin e një personeli të madh të Policisë së Shtetit që shkon rreth 13 mijë punonjës. Vëllimi i punës që kërkohet për të bërë vettingun e personave të ministrisë së brendshme është i ngjashëm me atë si në sistemin e drejtësisë, pra një volum shumë i madh”, u shpreh ndër të tjera Lleshaj, ndërsa kamera në këto momente është fokusuar te reagimi i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Siç duket, Xhafaj reagon me një nënqeshje, ndërsa dëgjon më vëmendje ‘vërejtjen’ e pasardhësit të tij.

Por çfarë ndryshimesh propozon ministri Lleshaj?

Së pari, tha ai, propozohet që punonjësit e SHÇBA-s, e cila është strukturë e dedikuar për t’u kujdesur për integritetin e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, të kalojnë Vettingun në fazën e pare të tij. Ligji aktual parashikonte që SHÇBA-ja të kalonte në një fazë të dytë, jo në fazën e parë. Ne propozojmë që SHÇBA të kalojë në fazën e parë me qëllim që SHÇBA-ja të shndërrohet në aktorin kryesor të procesit për më tej, ashtu sikundër e parashikon dhe ligji organik i saj, si strukturë, siç e përmenda më parë, ekziston për tu kujdesuar që Policia e Shtetit dhe Grada e Republikës të jenë struktura të pastra, me integritet dhe të angazhuara vetëm në shërbim të ligjit dhe në asnjë lloj shërbimi tjetër.

Vlerësimi i fazës së parë do të mbetet i pandryshuar, siç është, do të kryhet nga një Komision i Jashtëm prej 15 anëtarësh dhe një staf teknik prej 15 personash. Komisioni i Jashtëm ndërkohë është ngritur dhe ka filluar punën e tij dhe kjo ka shënuar praktikisht fillimin e procesit zyrtar të Vettingut dhe pritet që në një kohë të shkurtër të fillojë dhe të hapen dhe dosjet e para të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Gradës së Republikës, me qëllim që rezultatet e para të procesit të jenë të prekshme në një kohë shumë të shkurtër.

Ndryshimi i dytë që propozohet qëndron në faktin SHÇBA-ja do të shndërrohet në një strukturë, e cila do të kryejë më tej Vettingun për pjesën e mbetur të Policisë së Shtetit, pra fazën e dytë dhe të tretë, për punonjësit e nivelit të mesëm dhe atyre të nivelit bazë.

Pra, ndryshe nga sa e parashikon ligji aktual ku ky vlerësim në fazën e dytë dhe të tretë do të kryhej nga struktura ad-hoc, me propozimet e bëra ky vlerësim duhet të bëhet nga vetë SHÇBA-ja.

Të fundit