Flash News

KRYESORE

I shëruari i parë nga koronavirusi del nga spitali

I shëruari i parë nga koronavirusi del nga spitali

Më herët është njoftuar se dy pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe shumë shpejt do të lënë spitalin.

Rama ka publikuar në profilin e tij foton e pacientit të parë që ka lënë spitalin, i cili më pas do të mbyllet në shtëpi për të mbajtur nën kontroll gjendjen.

🟢 I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT🙏”- shkruan Rama krahas postimit.

Lajmi se dy pacientë janë shëruar, u dha nga prof. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT në një lidhje të drejtpërdrejtë me ministren e Shëndetësisë Manastirliu.

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund.”

 

Të fundit