Flash News

KRYESORE

“I shitur, tradhëtar dhe i pafytyrë”, Arben Derhemi u përgjigjet kolegëve pas marrëveshjes me Veliajn

“I shitur, tradhëtar dhe i pafytyrë”, Arben Derhemi u

Pas fotos së publikuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku shfaqej me aktorin e njohur Arben Dërhem, ka patur mjaft reagime të ndryshme, ku disa e kanë akuzuar se ka tradhëtuar kauzën e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Për t’iu përgjigjur reagimeve që e etiketonin si të shitur Dërhemi postoi një status të gjatë në rrjete sociale ku sqaron edhe njëherë pozicionin e tij.

Reagimi i plotë:

Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise. Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

  1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar
  2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Të fundit