Flash News

KRYESORE

I shkëputën energjinë elektrike si debitor, shkodrani vdes nga korrenti në tentativë për t’i rilidhur

I shkëputën energjinë elektrike si debitor, shkodrani vdes nga

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Frrok Pjetër Bregu ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas mediave lokale në Shkodër, Bregu tentoi të rilidhte energjinë elektrike, pasi OSHEE ia kishte ndërprerë për shkak se rezultonte debitor dhe kishte fatura të prapambetura e të papaguara.

Po ashtu, familja e tij njihet si me probleme të theksuara ekonomike dhe e pamundur për të paguar rregullisht faturat e dritave.

Të fundit