Flash News

KRYESORE

I shkoi deputetit në shtëpi për t'i kërkuar votën për Hotin, reagon Thaçi: Nuk bëj lobime, jap sugjerime

I shkoi deputetit në shtëpi për t'i kërkuar votën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në “Real Story” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe zgjdhjen e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti. I pyetur nëse kishte ndikuar në votën e deputetit të 61 pro Hotit, Thaçi thekson se nuk ka lobuar kurrë në favor apo disfavor të formacioneve politike dhe se si President i është kërkuar një sugjerim të cilin e ka dhënë.

“Unë nuk jam i përfshirë as në lobim në favor apo disfavor të atij apo këtij formacioni. Unë jam President me trashgimi politike.

E respektoj Kushtetutën e vendit tim. Unë takohem me të gjithë liderët e të gjitha partive politike, edhe nëse kërkojnë sugjerimin tim, unë i sygjeroj. Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Më ka kërkuar sugjerimin ia kam dhënë. I kam thënë që do ishte mirë të votonte.

Balla: Pra ju u shkoni edhe në shtëpi...

Thaçi: Më ka kërkuar sugjerim, ia kam dhënë”, është shprehur Thaçi.

Ndërkaq referuar rrëzimit të ish kryeministrit Albin Kurti, Presidenti i Kosovës shprehet se “nëse Kurti do të më kishte dëgjuar gjërat nuk do të shkonin kështu”.

Thaçi po ashtu theksoi se ka patur disa këshilla edhe për Hotin, të cilit i ka bërë me dije të ketë kujdes më Serbinë dhe të ruaj mirë marrëdhëniet me SHBA.

“Unë e ka këshilluar Abdullah Hotin për të pasur kujdes me Serbinë, dhe të ruaj si sytë e ballit marrëdhëniet me SHBA-në”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Të fundit