Flash News

KRYESORE

"I shkojnë formatit tim", syzet 60 mijë dollarëshe të Topit, kush janë edhe dy të tjerët që i kanë në Shqipëri

"The Diplomat" janë syzet e kushtueshme të Bamir Topit, ish-presidentit të Shqipërisë. Topi është tërhequr nga jeta aktive e politikës e megjithatë njihet për shijet dhe blerjet e shtrenjta që bën.

Për këto syzë ka komentuar edhe në emisionin e Bieta Sulos në "Ftesë në 5".

“Syzet janë jo të lira, të rralla por syze që i shkojnë formatit tim,”-tha ai në emision.

Por sa kushtojnë këto syze?

Plot 60 mijë dollarë dje janë model "Diplomat I" i firmës Maybach.

Në Shqipëri edhe vetëm dy persona të tjerë kanë syze të tilla: Bamir Topi dhe Greg Rama, djali i kryeministrit të Shqipërisë.

Të fundit