Flash News

KRYESORE

“I shkreti popull kokëulur, nuk i ngrihet”, babai i të arrestuarit: Ofendimi i Ramës, motiv shtesë për të protestuar

“I shkreti popull kokëulur, nuk i ngrihet”, babai i të

Një prej banorëve të Kukësit, djali i të cilët është midis 11 personave të arrestuar, Servet Onuzi, i ftuar në në "360 Gradë" ka thënë se ata janë të pafajshëm dhe se në protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit, ishte provokim.

“Greva jonë ka qenë e ligjshme. Z. Rama na provokoi. Dy ditë përpara grevës, këshilli bashkiak na ftoi në protestë. Protesta ka qenë tepër ekonomike. Edi Rama na provokoi në Vlorë. Kukësi nuk ngrihet...etj, etj. Kam djalin në burg”, tha ai.

Nga ana tjeter, Onuzi ka mohuar akuzat se djali i tij ka qëlluar mbi policinë duke shtuar se policia ka provokuar protestuesit.

Jemi shumë të lodhur. Ka 4 ditë që rrimë në Tiranë. E morën nga Vaqarri dhe e çuan tek 313-ta. Ne nuk kemi bërë gjë. Hap filmimet dhe nëse del duke hedhur gur...asnjë nuk ka hedhur gur. Gurët i hodhi policia. Policia na ka goditur me gaz lotsjellës”, pohoi ai.

Të fundit