Flash News

KRYESORE

I shkuan 5 persona për ta rrahur, komandoja i Zall-Herrit plagos dy prej tyre (EMRAT)

I shkuan 5 persona për ta rrahur, komandoja i Zall-Herrit plagos dy prej

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Zall-Herr të Tiranës.

Një 34-vjeçar mësohet se ka qëlluar me pistoletë në kofshë një person, si dhe ka goditur me qytën e armës një tjetër. Uniformat blu bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Rexhep Qefalia, 26 vjeç dhe Redin Myrton, 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi Klodian Beshiri, me detyrë komando Zall Herr. Ai është vënë në pranga dhe i është sekuestruar dhe arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se shkaku i konfliktit ka qenë Daniel Myrto, vëllai i Redin Myrtos, pasi ishte konfliktuar në drekë me Klodian Beshirin. Dy vëllezërit i shkuan së bashku me tre persona të tjerë për ta goditur.

Të fundit