Flash News

KRYESORE

I shpallur në kërkim në Itali, Agron Xhafaj hyn në Prokurori, kallëzon tre demokratët dhe largohet i qetë

I shpallur në kërkim në Itali, Agron Xhafaj hyn në

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj tre deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët publikuan sot një audio-përgjim ku pretendojnë se ai ka ndihmuar një ish-të dënuar për të bërë trafik droge me Italinë.

Moderatoja Ilva Tare deklaroi gjatë emisionit ‘Tonight’ se Agron Xhafaj ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj dy deputetëve të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Sipas Xhafajt, audio-përgjimi nuk është i vërtetë, por i montuar. Ai ka paralajmëruar edhe njërëzit që mbështesin tre demokratët, por gazetarja Tare tha se nuk përmenden emra të tjerë konkretë.

Edhe analisti Lorenca Vangjeli e konfirmoi një zhvillim të tillë në emisionin 'Opinion', duke theksuar se Xhafaj ka shkuar personalisht në Prokurori.

Gjithsesi, kjo situatë rrezikon të komplikojë edhe më tej institucionet shqiptare në rast se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurori dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Xhafaj rezulton në kërkim në Itali për shkak se është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge, ndërkohë që tashmë në Shqipëri lëviz i lirë, madje hyn dhe del i pashqetësuar nga institucionet e drejtësisë.

Agron Xhafaj vjen në Tiranë, padinë ndaj tre demokratëve ia dorëzoi kryeprokurorit

Të fundit