Flash News

KRYESORE

I shpërfillur nga Ançeloti, Elseid Hysaj i vë kushte Napolit

I shpërfillur nga Ançeloti, Elseid Hysaj i vë kushte Napolit

Mbrojtësi Elseid Hysaj nuk po e përjeton mirë lënien në stol nga trajneri Karlo Ançeloti.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i 24-vjeçarit, Mario Giuffredi, i cili për "Radio Kiss Kiss Napoli" ka zbuluar se blutë londinez mund të jenë një alternativë për të ardhmen e shkodranit.

"Le të shohim. Ndoshta! Meqë njerëzit e konsiderojnë atë jo të denjë për Napolin, ndoshta ai mund të shkojë atje. Ndoshta kjo tregon se ai nuk është dhe aq keq. Lojtarët kanë shpirtë dhe janë qenie njerëzore, kështu që ata janë të prekur nga këto gjykime.

Nuk na intereson çfarë thonë të tjerët, por do të dëgjojmë mendimin e klubit. Një pjesë e vogël që mungon nga Napoli është gazetari që nuk ndihmon ekipin. Unë nuk mendoj se shtypi lokal në Torino sillet sikur ata në Napoli në drejtim të ekipit. Natyrisht unë nuk po vë në shenjestër të gjithë, sepse ka shumë gazetarë të mirë", deklaroi Giuffredi.

Në verë u përfol se blutë e Londrës ishin gati të ofonin 50 milion euro, por që u refuzua nga presidenti De Laurentis. Ne Londer, ai do bashkohej me trajnerin e tij te preferuar.

Të fundit