Flash News

KRYESORE

I shpëtoi atentatit me tritol tre muaj më parë, ekzekutohet sot në mes të qytetit

I shpëtoi atentatit me tritol tre muaj më parë, ekzekutohet sot

Pas vrasjes së 23 vjeçarit nga Fieri, i cili mbeti i vdekur nga një goditje me thikë, një tjetër vrasje ka ndodhur sot në Rrëshen.

Vrasja ka ndodhur në qendër të qytetit ku viktimë ka mbetur 47 vjeçari Armando Gjini, i cili u ekzekutua me armë zjarri. Viktima njihet ndryshe edhe si Tonin Gjini.

Nuk dihen akoma shkaqet e vrasjes së tij, por mësohet se ky nuk është atentati i parë që i është bërë viktimës.

Tre muaj më parë Tonin Gjinit i është vendosur tritol në automjetin e tij, por ai arriti t'i shpëtojë atentatit.

Atë kohë, persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës së sotme një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip Benz. Në momentet që Gjini hipën në makinë, pikas lëndën plasëse dhe i alarmuar njoftoi policinë.

Të fundit