Flash News

KRYESORE

I shpëtoi atentatit të tretë, dalin detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Çapjas, dyshohet se u qëllua me snajper

I shpëtoi atentatit të tretë, dalin detaje të reja nga

Zbardhen detaje të reja të reja nga atentati i paradites së sotme ndaj Ardian Çapjas.

55-vjeçari, një emër i njohur për drejtësinë, pjesë e fisit të njohur dhe të skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan, u qëllua në shpatull nga një makinë në ecje, e cila më vonë u përfshi në flakë.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Çapjas, i cili dyshohet se është qëlluar me një armë e llojit snajper.

Këto dyshime janë forcuar për shkak se një armë e tillë, snajper pa numra, u gjet në mjetin e përfshirë në flakë në zonën  Fushë-Mbret pas ngjarjes dhe që mendohet se u përket autorëve.

Ndërkohë, 55-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Rikthehen atentatet në Elbasan, plagoset me armë zjarri Ardian Çapja

Të fundit