Flash News

KRYESORE

I shtruar prej dy javësh tek Infektivi, COVID-19 i merr jetën profesorit dhe historianit të njohur Llambo Filo

I shtruar prej dy javësh tek Infektivi, COVID-19 i merr jetën

COVID-19 i merr jetën profesorit dhe historianit të njohur Llambo Filo. Mësohet se, Filo ishte i shtruar në Spitalin e Infektivit prej dy javësh, dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Llambo Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Dyshohet se profesori mund të jetë infektuar gjatë kohës që ishte me pushime në Pogradec. Mësohet se, simptomat pas infektimit kanë qenë kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë.

Profesori Llambo Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës, dhe gjithashtu autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Për ndarjen nga jeta të tij, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka. Përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjarëve dhe miqve të të ndjerit, Duka shpreh vlerësimet e saj për figurën e Profesorit duke e cilësuar atë si një ndër pedagogët veterane të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Valentina Duka.

Të fundit