Flash News

KRYESORE

I sulmuan biznesin, Arbër Çepani publikon faturën e tatimeve:  As mos e mendoni të më bëni presion me këto këllira, kam pamjet e kamerave

Arbër Çepani, moderatori dhe ish-fituesi i Big Brother Albania ka reaguar sërish ndaj tatimeve, pasi i sekuestruan mallin e lokalit të tij në Pazarin e Korçës.

Pasi denoncoi një ditë më parë se si hetimi tatimor i dërguar nga Tirana, siç shprehet ai, i ka terrorizuar stafin, sot moderatori sqaron se si punonjësit e tatimeve mashtruan, pasi nga kontrolli i biznesit të tij nuk u gjet asgjë e parregullt.

“Kjo foto që kanë nxjerr ne qarkullim "dhunuesit me uniforma shtetërore", nuk është gjetur në asnjë nga tavolinat e shërbimit! Kontrolli tatimor ka kontrolluar çdo tavolinë dhe ka gjetur fatura tatimore në çdo tavolinë! Dhe kjo është e konfirmuar nga kamerat e sigurisë dhe nga vetë procesverbali i këtyre zotërinjve! Pasi nuk gjetën asgjë për të kompletuar show-un e tyre banditesk, konfiskuan printerin që nuk ishte në gjendje pune, e ndezën dhe stampuan këtë faturë! Kjo nuk është një faturë e prerë nga asnjë nga punonjësit e "Komitetit" dhe nuk ishte në tavolinat e klientëve!”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Bythëpambuqet e tatimeve që rrojnë si shushunjat, duke thithur gjakun dhe djersën e atyre që punojnë me ndershmëri dhe që nuk kanë zgjedhur të trafikojnë drogë apo të vjedhin fonde publike, vazhdojnë akoma me mashtrime dhe keqinformime të ndyra!

As mos e mendoni të më bëni presion me këto këllira që deklaroni, që të tërhiqem nga e drejta ime! Kjo foto që kanë nxjerr ne qarkullim "dhunuesit me uniforma shtetërore", nuk është gjetur në asnjë nga tavolinat e shërbimit! Kontrolli tatimor ka kontrolluar çdo tavolinë dhe ka gjetur fatura tatimore në çdo tavolinë! Dhe kjo është e konfirmuar nga kamerat e sigurisë dhe nga vetë procesverbali i këtyre zotërinjve! Pasi nuk gjetën asgjë për të kompletuar shoë-un e tyre banditesk, konfiskuan printerin që nuk ishte në gjendje pune, e ndezën dhe stampuan këtë faturë! Kjo nuk është një faturë e prerë nga asnjë nga punonjësit e "Komitetit" dhe nuk ishte në tavolinat e klientëve!

E përsëris u pre me kërkesë nga tatimet pasi ndezën printerin që nuk ishte në gjendje pune!! Dhe është kërkuar specifikisht të priten 2 gota vere nga vetë ju o të mjerë për të vënë në punë printerin e fikur!! Dhe tani e shpërndani foton e faturës që vetë ju pretë tek zarat e oborrit tuaj!! Këtë e vërteton edhe ora, që duket në faturë që është pas futjes tuaj prej gangosh në lokal!

Jam i neveritur nga kjo lukuni njerëzish që paguhet me taksat e mia dhe tuajat dhe sillen sikur po kryejmë krime ndaj njerëzimit!! Jam i neveritur nga këta militantë partish që nuk kanë punuar një ditë në jetët e tyre dhe vijnë i bëjnë presione atyre që mundohen të ngrenë çdo gjë nga 0!

Jam i neveritur nga ky vend që kriminelin e bën deputet dhe ministër dhe atë që mundohet të punojë me djersë, i bëjnë terror për faturën e kafes!

Të fundit