Flash News

KRYESORE

I terrorizojnë familjen në 3 të mëngjesit/ Kryebashkiaku i Devollit: Policia nuk na tremb dot

I terrorizojnë familjen në 3 të mëngjesit/ Kryebashkiaku i

Kryetari i Bashkisë së Devollit , Bledion Nallbati ka denoncuar aktin e të policisë së shtetit, FNSH-së dhe strukturave të tjera policore, të cilët, sipas tij, kanë terrorizuar disa familje në Devoll, duke përfshirë edhe familjen e vetë kryebashkiakut.

Ai tha se në orën 3 të mëngjesit të ditës së sotme, vëllai i tij është shoqëruar nga policia me pretendimin se ka kërcënuar një nga katër kandidatët që garojnë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë.

Nallbati bën të ditur se vëllai i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje, pasi ai ka qenë jashtë qarkut të Korçës. Gjithashtu ai tha se zgjedhje nuk mund të ketë më 30 qershor, pasi një gjë e tillë nuk është e përfshirë në fletoren zyrtare.

“Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës, botuar në fletoren zyrtare zgjedhje në Devoll nuk ka, as në Devoll dhe as në të gjithë Shqipërinë, tha kryetari i Bashkisë së Devollit”, tha Nallbati.

Në deklaratën e tij për media Nallbati theksoi se Devolli ndodhet nën një terror policor.

“Qyteti është i rrethuar me forca të shumta të policisë së shtetit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forca të Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë, forca mbështetëse nga të gjitha komisariatet e policisë së qarkut të Korçës. E gjithë kjo situatë ka për qëllim intimidimin e qytetarëve të Devollit nëpërmjet terrorit policor në mënyrë që të mbyllin gojën dhe të shtypin revoltën e krijuar në popull ndaj kësaj qeverie për fatkeqësitë që i ka sjellë”, tha Nallbati.

Të fundit