Flash News

KRYESORE

I tha ‘Jo’ negociatave. Reagon Ambasada holandeze: I qëndrojmë qasjes sonë strikte dhe të drejtë

I tha ‘Jo’ negociatave. Reagon Ambasada holandeze: I

Ambasada e Holandës, një prej vendeve që ka refuzuar hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, ka reaguar sot me anë të një njoftimi për shtyp. Ndërkohë që e përgëzon Shqipërinë për progresin dhe reformat e arritura, Ambasada thekson se ekziston një ‘udhëzues i qartë për rrugëtimin deri në qershorin e 2019”.

“Duhen rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim. Holandezët nuk harrojnë të theksojnë se i qëndrojnë qasjes ssë tyre strikte dhe të drejtë, duke i dhënë kështu një sinjal të qartë Ramës dhe qeverisë së tij se, të njëjtën qasje do të kenë edhe një vit më pas, nëse nuk plotësohen kushtet europiane.

Deklarata e plotë e Ambasadës:

Deshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon.

Të fundit