Flash News

KRYESORE

I theu hundën me gjuajtjen e topit, tifozja ka një kërkesë të veçantë për Cristiano Ronaldon

Para dy ditësh, mes ekipit të Torinos dhe Chievos një nga fanset e zjarrta të Juventusit është goditur me top në fytyrë nga Cristiano Ronaldo.

Elina Di Martino ishte ulur pas portës Allianz Stadium, Ronaldo e ka gjuajtur aq shumë topin sa i ka thyer hundën 49-vjeçares.

 “Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve që ishin në stadium për mbështetjen. Jam pak e tronditur."  shkruan Elena në Facebook.

Por ajo ka dhe një kërkesë për yllin portugez:  "Cristiano është një idhull, por pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë.”

Të fundit