Flash News

KRYESORE

"I tmerrshmi" Raiola bllokoi Haaland? Agjenti tregon komisionet e tij 

"I tmerrshmi" Raiola bllokoi Haaland? Agjenti tregon komisionet e

Sulmuesi Erling Haaland zgjodhi të vazhdonte karrierën te skuadra e Dortmund. Ekipi më i interesuar për të ishte Manchester United, por në fund ishin gjermanët që dolën fitimtarë. Roli i Mino Raiolës, agjentit të tij, u mendua se ishte thelbësor dhe ky i fundit bllokoi marrëveshjen për shkak të komisioneve të tij, por vetë italiani ka sqaruar gjithçka.

"Klubi që kishte më shumë kontakte direkte me të ishte Manchester United. Ata kanë folur më shumë me të. Secili klub kishte mundësinë të fliste me të direkt. Ne e lamë sepse njihte dhe Solskjaerin. Haaland e ndjeu se nuk ishte momenti i duhur për të shkuar në Angli. Nuk kishte asgjë kundër United ose trajnerit.

"Ai zgjodhi Dortmundin përpara çdo klubi tjetër sepse po shkon në klubin që donte dhe kjo është më e mira për të në këtë momente. Nëse ai do të donte të shkonte te United do të isha i detyruar të bëja një lëvizje të tillë. Oferta e Manchester United ishte e mirë. Nuk kishte asgjë kundër ofertës në aspektin ekonomik, vetëm për shkak të dëshirës së tij që të luante me Dortmund", - tha Raiola.

Të fundit