Flash News

KRYESORE

I trajtoi të gjithë laçianët si hajdutë, si reaguan Majlinda Cara dhe Lindita Nikolla pas fyerjes së Ramës

“Tani, unë nuk e di se ku do i gjejnë aq shumë budallenj, sa të përpiqen ta realizojnë atë që ëndërrojnë. Nuk e di kush janë çunat këtu në Laç që janë gati për ta mbyllur rrugën për në Itali, e ta mbyllin për gjithmonë rrugën për në Evropë, vetëm që të shkojnë t’i bien me kokë kutive.”

Kjo ishte fyerja e hapur e kryeministrit Edi Rama në Laç, duke i përgjithsuar të gjithë banorët e këtij qyteti si hajdutë në Itali.

Rama e ripërsëriti fyerjen edhe në fund të fjalimit: “Ata që do mendojnë atë rrugën e tretë (dhunën në ditën e votimeve), çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie se te kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha të gjitha kunati. Shumë faleminderit.”

Ndaj kësaj fyerje, kandidatja e PS-së për bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara reagoi me të qeshura. Ndonëse bashkëqytetarët e saj u trajtuan të gjithë si hajdutë të rëndomtë, kandidatja socialiste ‘u shkri’ së qeshuri përpara kryeministrit.

Të njëjtën sjellje pati edhe deputetja e qarkut, Lindita Nikolla, e cila gjithashtu nuk e mbajti të qeshurën.

Të fundit