Flash News

KRYESORE

'I trembeni një marrëveshje PD-PS?', Kryemadhi: Koncepti ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve

'I trembeni një marrëveshje PD-PS?', Kryemadhi: Koncepti

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për Report tv u pyet nëse i trembet një marrëveshjeje të mundshme mes PD-PS.

“Unë mendoj që ky koncept ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve”, u përgjigj Kryemadhi.

“ Nuk është çështje marrëveshjeje PD-PS, PS-LSI, PD-LSI nuk është më çështje marrëveshjeje këtu. Është çështja e hapave që do të ndiqen nga politik bërësit, kur them politikbërësit të gjitha forcat politike, si ato parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj.

LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje, jo vetëm LSI dhe PD-ja dhe të gjitha partitë e tjera. Jemi shumë të qarta në axhendën tonë dhe në objektivin tonë. Objektivi ynë është shumë i thjeshtë, t’ju japim njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi të gjitha të krijojmë hapësirën e hapjes se negociatave për Shqipërinë"- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit