Flash News

KRYESORE

‘I trembet Majkos dhe Bushtatit se mund t’ja kalojnë’, Hajdari: Pse Rama nuk do ndryshim të sistemit zgjedhor

‘I trembet Majkos dhe Bushtatit se mund t’ja kalojnë’,

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari foli lidhur me propozimin për ndryshim të sistemit zgjedhor, duke thënë se Rama ka frikë për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.

 “Rama është përgjegjës që e mbajti vendin peng me kanabizim. Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të bëhej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë; duhet të thoshte që që do hap krahun dhe do ndyshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot? Se jeni ju që e ke i ndryshuar kabinetin, që e diktoni këtë qeveri pa asnjë socialist të vërtetë”-tha Hajdari.

Të fundit