Flash News

KRYESORE

'I trishtuar për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” të kameras', presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes Balla

'I trishtuar për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të

Presidenti Ilir Meta jep ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, njeriut të kamerës, Lulzim Balla, babait të gazetarit të njohur Sokol Balla. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke vlerësuar figurën e të ndjerit, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për familjen Balla në këto momente të vështira të humbjes së të dashurit të tyre.

“Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” të kameras dhe imazhit, Lulzim Balla, njërit prej figurave më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, ku shërbeu me dashuri, përkushtim e devotshmëri për gati 4 dekada.

Ngushëllime të ndjera për bashkëshorten Fatbardha, për Sokolin, Dorjanin e Rezarin, për të afërmit e bashkëpunëtorët e Tij, si dhe për kolektivin e RTSH, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Në këto momente të vështira jam pranë familjes Balla!

I paharruar kujtimi i Tij!”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Metës.

Të fundit