Flash News

KRYESORE

"I urojmë gjithë të mirat", ekipi amerikan largon Gashin nga skuadra

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, nuk është më pjesë e ekipit të Kolorado Rapids në MLS amerikane.

Pas tre vitesh me fanellën e Kolorado Rapids, lojtari është falenderuar për shërbimet e tij tek klubi, duke mbetur kështu pa një ekip.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare.

"Duam të falënderojmë Shkëlzen Gashin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se Gashi i'u bashkua Kolorado Rapids menjëherë pas aventurës kuqezi në Europianin e Francës dhe kjo zgjedhje ndikoi që ai të humbiste dhe kontaktet me fanellën kuqezi.

Të fundit