Flash News

KRYESORE

I vdiq burri në komisariat, gruaja e Enea Ftoit: Më ndihmoni tre fëmijët e mitur ose var veten

I vdiq burri në komisariat, gruaja e Enea Ftoit: Më ndihmoni tre

“Më strehoni bashkë me 3 fëmijët e mi të mitur, ose do të var veten”.

Ky është apeli i fortë i Entela Ftoit, gruaja e Eneas, i riu i cili vdiq në rrethana misterioze në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e policisë së Korçës.

Në një apel për Balkanweb, Entela tregon se jeton në kushte të mjerueshme, ndërsa situata e saj është rënduar edhe më shumë me vdekjen e të shoqit, ose në të kundër paralajmëron një vetëvrasje të mundshme.

“Prej dy javësh fle se bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek pazari dhe në lulishtet e qytetit. Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët prej disa ditësh që nuk ushqehen. Askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët. Ne te kundërt, do var veten. Policia qe më vrau burrin, të na vrase edhe ne”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij.

Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë.

 

Të fundit